Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, Policia sekuestron një kallash

PUBLIKUAR

Policia në Prizren, mbrëmë pas mesnatës, është njoftuar se një person në gjendje të rëndë ndodhet në emergjencën e spitalit të Prizrenit, i cili dyshohet se është lënduar me thikë nga një person i panjohur, shkruan Express.

Me të marrë informacionet, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas një punë intensive kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, V.Z, 21 vjeç.

Fillimisht, atij i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, për shkak të disa lëndimeve në dorë dhe pastaj është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë AK-47 dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Njësitë policore në Prizren janë duke kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë ( thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike per të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...