Bayerni vazhdon me fitore (Video)

PUBLIKUAR

Bayern Munichu ka arritur fitore ndaj Darmstadt me rezultat 3-1.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por edhe mysafirët kishin rastet e tyre, por të pakta në numër.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të nga Sandro Wagner dhe me rezultatin 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë doli në skenë i disponuari për lojë Thomas Muller, i cili me dy golat e tij në minutat 49’ dhe 71’ përmbysi gjithçka.

Në minutën e 84 erdhi edhe goli i sigurisë nga Robert Lewandowski, pas një asistimi nga Franck Ribery.

Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 59 pikë, ndërsa Darmstadt në vendin e 13-të me 24 pikë. /Telegrafi/

0-1: Goli i Sandro Wagner ndaj FC Bayern München.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 20 February 2016

1-1: Bayerni barazon rezultatin fal golit nga Muller.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 20 February 2016

2-1: Bayerni drejt fitores me supergolin nga Muller.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 20 Februar

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...