Konjufca takon delegacionin e parlamentit britanik, zotohen për intensifikim të bashkëpunimit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, deputetja Fitore Pacolli Dalipi dhe ambasadori Ilir Kapiti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, kryesuar nga deputetja Harriett Baldwin.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për zhvillimet politike, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Konjufca, pasi i njoftoi deputetët britanikë me rrjedhat e punës së legjislativit dhe trupave të tij, vlerësoi lart mbështetjen koherente të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat vendimtare të shtet ndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar rolin e veçantë të këtij shteti mik për lirinë, pavarësinë dhe rimëkëmbjen e shtetit tonë. Kreu i kuvendit po ashtu kërkoi përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Deputetët e parlamentit britanik, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë, falënderuan Konjufca për pritjen dhe shprehën përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit në sektorë dhe fusha specifike, përfshirë edhe këmbimin e praktikave të mira mes parlamenteve respektive.​

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...