“Kjo fotografi nuk është vetëm më e largëta e vëzhguar ndonjëherë, por edhe më e vjetra – ajo udhëton 13 miliardë vjet mbrapa. Ne jemi duke parë agimin e universit tonë! Jam shumë krenar që Franca kontribuon në suksesin e Teleskopit James-Ëebb”, ka shkruar Macron në Facebook.
Mijëra galaktika – duke përfshirë objektet më të zbehta të vëzhguara ndonjëherë me anë të Infrared – janë shfaqur në pamjen e teleskopit Webb për herë të parë. Kjo pjesë e universit të gjerë mbulon një copë qielli afërsisht sa një kokërr rëre e mbajtur në gjatësinë e krahut nga dikush në tokë. /Express