Barcelona shpreh interesim për 18-vjeçarin e Aston Villas

PUBLIKUAR

Barcelona po synon transferimin e talentit të ri, Carney Chukwuemeka.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi katalunas ka shprehur interesim për mesfushorin e Aston Villas, transmeton Gazeta Express.

18-vjeçari vlerësohet si një lojtar me potencial të madh, teksa ai po hyn në vitin e fundit të kontratës.

Chukwuemeka me klubin anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Mesfushoroi iu bashkua Aston Villas në vitin 2016, teksa debutoi me skuadrën e parë në maj të vitit të kaluar. Ai regjistroi në total 14 paraqitje në Premierligë, teksa bëri një asistim.

Carney Chukwuemeka ka prejardhje nga Nigeria, teksa ka lindur në

Eisenstadt të Austrisë – por ai deri më tani ka përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë, në grupmoshat U17, U18 dhe U19. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...