Ndeshjet më interesante që do të zhvillohen në fazën para-sezonale, nuk mungojnë përballjet mes rivalëve

PUBLIKUAR

Të kesh një para-sezon të duhur është shumë e rëndësishme për klubet e futbollit.

Kjo fazë i ndihmon futbollistët të përgatiten për sezonin e ri garues, por edhe trajnerët që të provojnë futbollistët e rinj në moshë dhe ata që iu bashkohen klubeve në afatin kalimtar të verës.

Klubet e mëdha evropiane tashmë veç kanë nisur me përgatitjet, teksa kanë zbuluar edhe kundërshtarët për ndeshjet miqësore apo kontrolluese, shkruan Gazeta Express.

Edhe në këtë fazë nuk do të mungojnë përballjet mes klubeve të mëdha, përballje të cilat përcjellën me vëmendje të mëdha nga tifozët.

Liverpool – Manchester United, Chelsea – Arsenal, Manchester City – Bayern Munich e Real Madrid – Barcelona janë disa nga ndeshjet më interesante që do të zhvillohen gjatë muajit korrik.

Një tjetër ndeshje miqësore, mes Barcelonës dhe Manchester Cityt, është njoftuar që do të zhvillohet në muajin gusht, pak javë pasi të ketë filluar sezoni i ri në Premierligë e La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...