Përfundon takimi, s’ka marrëveshje mes Bayernit dhe Juventusit për Matthijs de Ligt

PUBLIKUAR

Bayern Munichi është duke synuar transferimin e Matthijs de Ligtit nga Juventusi.

Drejtori sportivi i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic, ka udhëtuar drejt Torinos për të zhvilluar një takim me zyrtarët e klubit italian, transmeton Gazeta Express.

Takimi është zhvilluar sot, por sipas gazetarit të afërt me klubin e Juventusit, Romeo Agresti, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Sipas tij, dy klubet janë ende larg në vlerësimet e tyre për mbrojtësin holandez, por që bisedimet do të vazhdojnë.

Më herët është raportuar se 22-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me “Bavarezët”.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Bayerni do të arrijë marrëveshje edhe me Juventusin për blerjen e ish-mbrojtësit të Ajaxit.

Ndryshe, Matthijs de Ligt me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...