Parashikimi i motit për këtë javë

PUBLIKUAR

Sipas Institutit Hidrometeorologjik kjo javë premton mot kryesisht të qetë.

Parashihen shumë orë me diell. Vranësirat do të shfaqen më shumë në relievet malore, ku atje nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të izoluar.

 

Sa i përket temperaturave deri ditën e premte, nuk do të jenë të larta, por gjithnjë duke respektuar mesataret e muajit korrik.

Nga fundjava parashihen serish valë e të nxehtit Afrikan. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Era do të vazhdojë ta mbaj drejtimin e veriut dhe verilindjes, e lehtë dhe mesatare. Indeksi UV do të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi.

“Reshjet e fundit që u regjistruan pothuaj në gjithë territorin e Kosovës, në jug, jugperëndim dhe juglindje më shumë, e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjike si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese”, thuhet në parashikimin e Institutit. /Express

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...