Ortopani në QKMF-në e Podujevës tash e 6 vite jofunksional

PUBLIKUAR

Një pajisje për fotografimin e nofullës është blerë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, qysh në vitin 2016.

Por, ky ortopan që nga ai vit ka ngelur pa u funksionalizuar.

E madje është vendosur edhe në objektin e maternitetit, ku ruhet me shumë kujdes.

Mosfunksionalizimi i këtij ortopani po i detyron qytetarët e Podujevës që fotografimet që bëhen përmes tij, t’i bëjnë diku tjetër.

Arsyet se pse kjo pajisje ka mbetur jashtë funksionit i tregon drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Driton Veliu.

Tutje ai tregon hapat e mëtejmë se si do të veprohet.

Shqetësimin lidhur me mosfunksionimin e kësaj pajisje e kishte ngritur edhe kryeshefi i kësaj QKMF-je.

Në një përgjigjje më shkrim për televizionin, Bajram Bajgora tregon se ortopani mbeti i papërdorshëm në mungesë të kodit të licencës, si dhe bën të ditura përpjekjet e vazhdueshme për funksionalizimin e tij.

Ndryshe, kjo pajisje është blerë me 14 janar të vitit 2016.

VIDEO

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...