Myftiu Tërnava: Të festojmë bashkë në Kosovë e diasporë

PUBLIKUAR

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se festa e Kurban Bajramit bënë bashkë të gjithë, duke apeluar të festohet bashkë  në Kosovë e diasporë.

Ai më tej ka shtuar se këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që sipas tij, e ofrojnë besimtarin me Zotin.

“Sot është ditë feste. Feston bota mbarë. Festojmë bashkë brenda vendit e në diasporë. Këtë festë e karakterizojnë ritualet haxhi dhe prerja e kurbanit. Edhe sot kemi pasur përfaqësues tanë që iu janë bashkuar haxhillëkut. Të përgjigjemi o Zoti im. Falënderimi vetëm ty të takon. Ty të takon sundimi. Haxhi është një nga shtyllat e fesë islame”.

“Njëri nga adhurimet që na afron më shumë me xhenetin dhe falje e mëkateve. Haxhi ka dobi dhe vlera të mëdha për besimtarë. Kur njeriu kthehet me zemër e afërsi me Zotin ndryshojnë shumë gjëra. Afrimi te Zoti arrihet me namaz dhe agjërim e adhurime të tjera”, tha ai./EO

Me rastin e festës së Kurba Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kjo festë vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...