Gecaj: Deda ta demokratizojë “Lëvizjen Anarkiste Vetëvendosje”

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në profilin e tij zyrtar në Facebook ka kritikuar deputetin Ilir Deda të Vetëvendosjes.

Gecaj në këtë postim i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, “Lëvizja Anarkiste Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se Deda do të ishte mirë të punonte në “shtëpinë e tij”.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

“Ilir Deda ta civilizoj e demokratizoj LAV

Ilir Deda kohët e fundit po tenton të imitoje rolin e Presidentit të Republikës së Kosovës, e kjo ndoshta vjen për shkak të faktit se njëri nga funksionet e tij të shumta të deritanishme ishte edhe ai i këshilltarit të Presidentes Jahjaga. Deda mundohet të na predikoj dhe të na udhëzoj çka është e çka nuk është mirë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me gjithë respektin që kam për pozicionimet e tij parimore ndaj veprimeve të dhunshme dhe krejtësisht joracionale e joligjore të subjektit të cilit i takon, Deda do të bënte mirë sikur të punonte më shumë në “shtëpinë e tij” të tanishme, e që Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) t’i kthehet metodave civilizuese e demokratike dhe të hekë dorë nga veprimet përmes metodave të Brigadave të Kuqe; veprime këto të cilat vetëm po ja nxjerrin faqen e zezë vendit tonë, por të cilat nuk po prodhojnë dhe nuk do të prodhojnë asnjë efekt pozitive për LAV-in vetë” (sic), ka shkruar Gecaj.. 

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...