Abdixhiku: Palët janë barrikaduar për të qëndruar deri në fund, zgjidhja janë zgjedhjet

PUBLIKUAR

Drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, duke analizuar zhvillimet e 24 orëve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ tek Radio Dukagjini, ka vlerësuar se zgjidhja më pak e dëmshme për të dalë nga situata dhe gjendja aktuale e krijuar në Kosovë, do të ishin zgjedhjet.

 

Sipas Abdixhikut, edhe pse palët janë shumë larg me qëndrime, dhe janë barrikaduar për të mos u dorëzuar deri në fund sërish tryeza është vendi ku ata duhet të takohen. “Do të ishte tryeza që do të ofronte dinamikën dhe marrëveshjen për të shkuar në zgjedhje”, tha ai.

“Pamjet e mbrëmshme ishin trishtuese dhe këtu një fije problemi buron nga Serbia. Vetëm afrimi i palëve dhe gjetja e një zgjidhjeje siç janë zgjedhjet, do të bënin që kjo gjendje të tejkalohet”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka vlerësuar se lajmi i keq për Kosovën është, se palët po presin se cila po dorëzohet e para dhe këtu po shihet se janë gati për të shkuar deri në fund.

“Ndasitë janë aq të mëdha sa që veç zgjedhjet mbeten zgjidhja më pak e dëmshme. Të dyja palët janë gati për të mos u dorëzuar deri në fund dhe ky është lajm i keq për Kosovën”, ka vlerësuar Abdixhiku, i cili ka komentuar edhe dorëheqjen e Haradinajt nga posti i deputetit, gjë që sipas tij thellon edhe më tepër ndasitë në mes të palëve.

“Dorëheqja e z. Haradinaj është qëndrim individual, por edhe kjo dorëheqje, shkon në distancim të palëve e jo në përafrim. Tani mbetet të shihen veprimet e ardhshme të z.Haradinaj, të cilat mesiguri do ti artikulojë si pakënaqësi, nëpërmjet qytetarëve dhe grupit parlamentar të AAK-së”, tha Abdixhiku.

Në pronocimin e tij për Radio Dukagjinin, abdixhiku ka thënë se faji për gjendjen e krijuar ju takon të gjithëve në proporcion me fuqinë politike që e kanë, e që sipas tij kjo i bie, partive më të mëdha në vend, të cilat përbëjnë pozitën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...