Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka pranuar se ai ka problem shumë të madh para duelit të së dielës ndaj Chelseat në FA Cup.
Sfida zhvillohet vetëm dy ditë para duelit që ekipi i Pellegrinit e zhvillon në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kievit.
“Po, është problem shumë i madh ky, është problem shumë i madh. Ndoshta nuk është aq keq po që se do të luanim të shtunën, por të dielën? Eshtë katastrofë”.
“Fatkeqësisht në këtë moment kemi 13 lojtarë gati për lojë. Ne duhet të luajmë të mërkurën dhe do të shoh cili është ekipi më i mirë për ndeshjen ndaj Chelseat”.
“Mendoj se duhet të mbrohen më shumë ekipet angleze në Ligën e Kampionëve. Por, për arsye të ndryshme, ne nuk kemi mundur të luajmë të shtunën. Të shohim çka do bëjmë të dielën”, u shpreh Pellegrini. /Telegrafi/


