Aksion i Policisë në Shtërpcë, sekuestrohen kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka nisur një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.

Prokurori Rasim Maloku i tha Gazetës Express se po e zbatojnë një urdhëresë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e 4 lokacioneve në këtë qytet.

“Jemi prezent. Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin e 4 lokacione”, tha ai nga vendi i ngjarjes.

Maloku tha se gjithashtu po i sekuestrojnë “të gjitha dokumentet”.

Prokurori tha se Policia do të zbarkojë edhe në disa vende nga ku dyshohet se po monitorohen këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale serbe.

“Jemi duke i sekuestruar të gjitha. Do të kryejmë kontrolle edhe në disa qendra ku dyshohet se po monitorohen kamerat e sigurisë”, tha ai.

Këto kamera dyshohet se monitorohet nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit. Prokurori Maloku tha se pamjet e regjistruara janë përcjellur deri te strukturat e sigurisë në Serbi.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...