Ibrahimovic rinovon me Milanin, e pranon edhe uljen e pagës

PUBLIKUAR

Zlatan Ibrahimovic pritet që të mbetet edhe më gjatë te Milani.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se sulmuesi suedez ka vendosur për të rinovuar kontratën me kampionët e Italisë, transmeton Gazeta Express.

Ibrahimovic thuhet se do të vazhdojë kontratën me “Rossonerët” edhe për një sezon.

40-vjeçari momentalisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Milanin zyrtarisht i skadoi më 30 qershor.

Ibrahimovic do të jetë jashtë fushave për 6 deri në 7 muaj shkaku i lëndimit në gju, por kjo nuk i penguar palët për të zgjatur bashkëpunimin.

Ish-sulmuesi i shumë klubeve të mëdha evropiane thuhet se ai do të pranojë edhe të marrë pagë më të ulët me kontratën e re. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...