Roma e merr vendimin përfundimtar për Marash Kumbullën?

PUBLIKUAR

AS Roma nuk e dëshiron largimin e Marash Kumbullës. Lojtari pritet të mbetet në “Olimpico”, pavarësisht se nuk po ka minuta nën urdhrat e Jose Mourinhos.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se krerët e klubit nga kryeqyteti italian nuk duan që ta shesin mbrojtësin shqiptar, transmeton Gazeta Express.

Romakët nuk duan që Kumbulla të largohet së paku jo në afatin kalimtar të kësaj vere.

22-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Torino, por kjo tani duket larg për të ndodhur.

Roma thuhet se e ka njoftuar edhe Torinon për vendimin lidhur me të ardhmen e ish-mbrojtësit të Hellas Veronas.

Marash Kumbulla ka kontratë të vlefshme me Romën deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...