Mbyllet marrëveshja, Galtier është trajneri i ri i PSG-së

PUBLIKUAR

Christpohe Galtier do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germainit.

“RMC Sport” ka raportuar këtë të hënë se tashmë është mbyllur marrëveshja, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit francez, Galtier sot ka vizituar ambientet e klubit nga “Parc des Princes” dhe aty ka nënshkruar kontratën.

Kontrata thuhet se është e vlefshme për dy sezonet e ardhshme.

Galtier do të prezantohet nesër, në ora 18:00, te kampionët e Francës përmes një konference për media.

55-vjeçari nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.

Ai nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...