Bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar, teksa detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.
Roma besohet se po kërkon 50 milionë euro për shitjen e 23-vjeçarit.
Schira më herët ka raportuar se Zaniolo ka arritur marrëveshje personale me Juventusin për një kontratë pesë-vjeçare.
Gjithashtu, lojtari ka rënë dakord edhe për pagën e ofruar, e cila thuhet se është prej 4 milionë eurove në vit.
Klubi nga kryeqyteti italian gjithashtu thuhet se është i hapur edhe për të pranuar huazimin e Zaniolos te Juventusi për një sezon, por me detyrim blerjeje në vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/