Depay s’është në planet e Xavit, Barcelona ia cakton çmimin e largimit

PUBLIKUAR

Memphis Depay pritet që të largohet nga Barcelona, pasi që ai thuhet se nuk është në planet e klubit dhe trajnerit, Xavi.

Reprezentuesi holandez u transferua në “Camp Nou” si futbollist i lirë nga Lyoni në verën e kaluar, teksa shënoi 13 gola dhe dy asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat – transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Depay nuk arriti të zë vend në formacionin bazë të Xavit, pas transferimit të Aubameyangut e Torresit. Ai gjithashtu vuajti nga lëndimet e shpeshta.

“Marca” ka raportuar se 28-vjeçari është informuar se ai nuk është pjesë e planeve të Xavit për sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari nënshkroi vetëm kontratë dy-vjeçare me Barcelonën, që do të thotë se katalunasit mund ta humbin sulmuesin me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Barça nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe sipas gazetës spanjolle, klubi synon të fitojë 25 milionë euro nga shitja e ish-sulmuesit të Manchester Unitedit e PSV Eindhovenit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...