Rihanna bën paraqitjen e parë publike pas lindjes së djalit në një koncert të ASAP Rockyt në Britani

PUBLIKUAR

Rihanna ka bërë daljen e saj të parë zyrtare prej që u bë nënë, teksa ishte në një koncert në mbështetje të partnerit të saj, reperit ASAP Rocky.

RiRi u shfaq të premten në “Wireless Fest” në Londër, duke u endur nëpër turmë e rrethuar me rojet e sigurisë, ndërkohë që Rocky po performonte në skenë.

Ajo dukej paksa e mërzitur, ndonëse fansat nuk ndalonin së brohorituri në emër të yllit të muzikës pop.

 

Artistja me prejardhje nga Barbados kishte veshur një xhaketë të zezë të fryrë, në qafë mbante një zinxhir kuban, si dhe një palë vathë dhe dollakë të zeza.

Ajo ishte parë fillimisht në Los Angeles duke hipur në një avion privat për në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që duket se e gjithë familja është atje.

Foto: TMZ

Rihanna u bë nënë për herë të parë rreth një muaj më parë, me raportimet e TMZ së lindi më 13 maj në Los Angeles.

Ajo dhe i dashuri i saj mirëpritën një djalë, të cilit akoma nuk ia kanë zbuluar emrin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...