Pochettino pranon të largohet nga PSG, i merr 10 milionë euro dëmshpërblim

PUBLIKUAR

Pasiguria mbi pankinën e Paris Saint-Germain për sezonin 2022/23 duket se është plotësisht e zgjidhur.

Mauricio Pochettino dhe stafi i tij kanë arritur një marrëveshje me klubin dhe do të largohen nga “Parc des Princes”.

Sipas L’Equipe, trajneri argjentinas, i cili nuk kishte arritur një marrëveshje në lidhje me përfundimin e kontratës së tij me PSG-në, ka pranuar një pagesë prej 10 milionë eurosh si kompensim për vitin që i kishte mbetur në marrëveshjen e tij me PSG.

Si rrjedhojë, pankina e PSG -së tashmë është bosh… por jo për shumë kohë.

Christophe Galtier ka konfirmuar tashmë largimin e tij nga Nice dhe do të jetë personi i radhës që do të marrë postin që Pochettino ka lënë në Paris.

Trajneri argjentinas ka kaluar një sezon e gjysmë te PSG pasi mbërriti aty në janar të vitit 2021. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...