Tayna dhe Azet publikojnë “Tequila”

PUBLIKUAR

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, reperët Tayna dhe Azet kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.

“Tequila” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa tekstin e kanë shkruar vet dyshja – secili pjesët e tyre përkatëse me ndihmë nga Endrit Mumajesi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është tipik veror dhe i përshtatet tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit Secuenca.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes pasi një vit më parë ata kishin sjell edhe një tjetër duet, të quajtur “Ti harro”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...