O’Connell: Është koha për dialog serioz, dhuna dëmton Kosovën

PUBLIKUAR

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, në Facebook ka reaguar rreth zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se dhuna do ta dëmtojë Kosovën.

Sipas tij, të mërkurën qytetarët e Kosovës treguan se mund të thonë fjalën e tyre pa dhunë e kërcënime, por dhuna që pasoi sot, është shqetësuese për të.

Më poshtë gjeni të plotë reagimin e O’Connell:

Çfarë lloj kulture politike dëshiron Kosova?

Qytetarët e Kosovës, të mërkurën treguan se është e mundur të thonë qëndrimet e tyre me dinjitet, pa dhunë dhe kërcënime. Por, çfarë do të mendojnë kosovarët rreth dhunës dhe retorikës që ka pasuar pas protestës?

Dhuna do ta dëmtojë Kosovën. Sigurisht, tash është koha që të gjithë liderët e Kosovës, nga të gjitha anët, të tregojnë se mund t’i zgjidhin problemet e Kosovës vet. Është koha për një dialog serioz, ashtu siç presidentja ua ofroi për gjashtë muaj. Tetë vjet pas pavarësisë, është koha që Kosova të sillet si një demokraci normale evropiane. A nuk është kjo ajo që duan qytetarët e Kosovës?

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...