LVV: Policia qëndron në dhomën ku po mjekohet deputetja Albulena Haxhiu

PUBLIKUAR

Policë të shumtë po qëndrojnë në ambientet ku po mjekohet deputetja Albulena Haxhiu. Ata nuk po lejojnë as familjen që t’i qëndrojë pranë në dhomën ku po merr kujdesin mjekësor. Policët deri më tani nuk kanë paraqitur urdhërarrest dhe asnjë dokument tjetër zyrtar. Ndonëse ata nuk kanë asnjë të drejtë që ta mbikëqyrin deputeten, ata po ushtrojnë presion psikologjik mbi të, edhe pas tronditjes që ajo ka pësuar sot.

Ky regjim që paradite e lëndoi fizikisht deputeten, pasdite shpifi për të, dhe tash nuk po lejon as që ajo të shërohet normalisht, është regjim shtypës. Madje regjimi nuk po kujdeset më as që ta fshehë këtë. Ky regjim duhet të bjerë sa më parë, dhe kjo seancë e dhunës duhej të ishte seanca e tij e fundit, njofton VV

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...