Republika Serbe në Kosovë? Hovenier: Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë diçka të tillë

PUBLIKUAR

“Nëse e shihni Planin e Ahtisarit, Aneksin 2, ka disa indikacione që diçka e tillë mund të ekzistojë, pastaj në negociatat në Bruksel dhe marrëveshjet e Brukselit është zotimi se diçka e tillë të ekzistojë. Por, ne në bashkësinë ndërkombëtare kurrë nuk e kemi specifikuar se çka saktësisht duhet të jetë; cilat duhet të jenë kompetencat e saj sepse këtë gjë duhet ta përcaktojë qeveria e Kosovës, si dhe ta diskutojë në kontekst të dialogut. Por, dëshiroj të jem i qartë për diçka këtu: kam dëgjuar një numër të zyrtarëve kosovarë duke shprehur shqetësimin se mund të keqpërdoret ose të bëhet diçka si Republika Serbe. Dhe ky është shqetësim shumë i vlefshëm”.

“Por, dua të jem i qartë që Shtetet e Bashkuara dhe mendoj edhe të gjithë partnerët tanë pajtohen që asnjë nga ne nuk dëshiron ta shohë diç të tillë. Asnjëri nga ne nuk beson që ky është mekanizëm i përshtatshëm për të arritur objektivat që duam ta shohim Kosovën duke i arritur, që janë shtet shumetnik, demokratik me Kushtetutë funksionale dhe sistem qeverisës funksional. Ne besojmë që mund të ketë mekanizma, përfshirë edhe një Asociacion të komunave me shumicë serbe, që nuk e ka atë lloj të autoritetit ekzekutiv, që nuk e prish funksionimin e mirë të qeverisë, por që ua lejon komunave me shumicë serbe dhe udhëheqësve të tyre që t’i bashkërenditin punët me njëri-tjetrin, të konsultohen, të shkëmbejnë praktikat më të mira se si i përmbushin përgjegjësitë e tyre në kontekst të ligjit të Kosovës, në kontekst të Kushtetutës së Kosovës. Pra, do të vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e SHBA-së se do të shohim kah qeveria që të përkufizojë se me çka mund të punojë, çka mund të pranojë dhe ne do të bëjmë çka të mundemi duke punuar me Miro Lajçakun dhe të tjerët që të përpiqemi të shohim që kjo të jetë – ose që besojmë se është thelbësore që të jetë element i pakos së përgjithshme”,ka thënë Hoveiner në Rubikon.

 

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...