Mbappe bëhet shkak i largimit të Neymarit nga PSG-ja?

PUBLIKUAR

Nuk ka paqe në shtëpinë e Paris Saint-Germainit.

Pas vazhdimit të kontratës së Kylian Mbappes dhe largimit të Leonardos dhe Pochettinos, tash “tërmeti” i radhës quhet Neymar.

Në ditët e kaluara presidenti Nasser Al Khelaifi kishte folur për ndryshimin e politikës, duke i lënë anash transferimet multimilionëshe, në mënyrë që të llogarisë në të rinjtë e ekipit.

E tash duket se radhën për t’u larguar e ka Neymari, i cili është lojtari më i kushtueshëm në histori të futbollit.

Sipas mediumit spanjoll “El Pais”, PSG-ja ia ka komunikuar yllit brazilian vendimin për ta shitur atë gjatë kësaj vere, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ishte Mbappe ai që e ka kërkuar largimin e “O Ney” pasi ylli francez nuk e ka vlerësuar sjelljen e brazilianit në stërvitje dhe faktin se ai lëndohet shpesh.

Prandaj, klubi nga “Parku i Princave” dëshiron të heq dorë nga ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës.

Klubi francez e di se nuk mund ta shesë një lojtar të tillë, i cili i merr 40 milionë euro rrogë vjetore dhe këtë do ta bëjë deri në vitin 2027.

Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia e huazimit të tij dhe që klubi francez ta paguajë një pjesë të rrogës së tij.

Mbetet të shihet se kush dhe kur do të dalë një klub i interesuar për ta shfrytëzuar këtë mundësi për brazilianin./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...