Tentim vrasje në Gjakovë, një burrë tenton ta vrasë me sëpatë një tjetër dhe arratiset

PUBLIKUAR

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë ka sulmuar një tjetër me sëpatë, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Në raport thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË-Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Express

SHIKO MË SHUMË

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...