Man United – Frenkie de Jong, marrëveshja afër finalizimit

PUBLIKUAR

Frenkie de Jong është edhe më afër kalimit te Manchester United.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi anglez pati një kontakt të drejtpërdrejt sot lidhur me marrëveshjen për mesfushorin holandez, transmeton Gazeta Express.

Pas ofertës verbale prej 65 milionë eurosh, Barcelona thuhet se kërkon 85/86 milionë euro për de Jong.

Sipas Romanos, marrëveshja më në fund po afrohet pasi klubet janë në bisedime edhe rreth bonuseve.

Me përfshirjen e bonuseve në marrëveshje, parashihet që të arrihet edhe çmimi i kërkuar nga Barça.

25-vjeçari është prioritet i trajnerit të ri, Erik ten Hag, i cili ka punuar me lojtarin te Ajaxi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...