Zhvillime të reja te Barcelona, Dembele pritet të rinovojë kontratën

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se i ka bërë një ofertë të re Ousmane Dembeles për rinovim të kontratës.

Oferta e re nga katalunasit vije pas takimit me agjentin e lojtarit, Moussa Sissoko, këtë të hënë – transmeton Gazeta Express.

 

Sissoko është parë në Barcelonës dhe besohet se në takimin me zyrtarët e klubit ka folur për Dembelen, të cilit kontrata i skadon zyrtarisht më 30 qershor.

“RAC1” ka raportuar se reprezentuesi francez ka marrë një ofertë të re nga Barça, që është më e ulët se oferta e mëhershme që ishte bërë në dhjetor.

Megjithatë, nga klubi i Barcelonës thuhet se janë të sigurt se ai do të pranojë zgjatjen e kontratës sepse prioriteti i tij është të qëndrojë në “Camp Nou”.

Edhe “Cope” ka raportuar ngjashëm. Sipas këtij mediumi, Dembele nuk ka asgjë të nënshkruar me ndonjë tjetër klub dhe se dëshira e tij e parë ka qenë gjithmonë për të qëndruar te Barcelona.

Dembele është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017. 25-vjeçari ishte transferuar nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...