Pas Juventusit, edhe gjiganti anglez shpreh interesim për Neymarin

PUBLIKUAR

Pas Juventusit, edhe Chelsea raportohet se ka shprehur interesim për Neymarin.

Nga mediat franceze sot u raportua se sulmuesi është duke menduar për t’u larguar nga Paris Saint-Germaini, transmeton Gazeta Express.

Derisa Neymar është i hapur për largim, për të nuk mungon as interesimi nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas gazetarit nga “Fichajes”, Ekrem Konur, Chelsea dhe Juventusi janë duke monitoruar situatën e ish-futbollistit të Barcelonës.

Më herët është raportuar se Juventusi ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e 30-vjeçarit, por kostoja e transferimit mund të pengojë transferimin e tij në Torino.

Ndryshe, Neymar me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Ish-sulmuesi i Santosit në “Parc des Princes” u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...