Chelsea po përgatit ofertën e re për Sterlingun

PUBLIKUAR

Chelsea raportohet se po përgatit ofertën e dytë për Raheem Sterlingun.

Reprezentuesi anglez është prioritet i “Bluve”, të cilët po kërkojnë me ngulm transferimin e tij në afatin e kësaj vere, transmeton Gazeta Express.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea do të bëjë ofertën e re pasi janë duke punuar tashmë për të.

Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, thuhet se e dëshiron Sterlingun dhe se janë diskutuar edhe kushtet persoanle.

Negociatat më herët u udhëhoqën nga Marina Granovskaia, e cila u largua së fundi nga klubi, dhe tani negociatat përsipër i ka marrë pronari, Todd Boehly.

Sterling me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Situata me kontratën e tij e ka shtyrë edhe klubin të lejojë largimin e tij këtë vit, për të mos e humbur falas në vitin tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...