Delawie, liderëve: Shmangni fjalët “tradhtar” e “qyqar”

PUBLIKUAR

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar në Novo Bërdë se është i zhgënjyer me vendimin e partive politike në opozitë, për të hedhur sërish gaz lotsjellës në Kuvend.

“Vetëm dy ditë pasi kremtuam ditëlindjen e Kosovës, është për keqardhje që tani shoh se ka njerëz të cilët përpiqen ta cenojnë demokracinë e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë bashkërisht përmes dialogut, për t’i dhënë fund krizës politike.

“I ftoj të gjithë që të shmangin fjalorin nxitës, duke cilësuar njëri-tjetrin ‘tradhtar’ ose ‘qyqar’, gjë që e vështirëson mundësinë e dialogut dhe zhvillimin e Kosovës, ashtu siç kanë nevojë dhe duan qytetarët e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...