Rada Trajkoviq ndalohet nga policia serbe: Kam thirrje nga gjykata për një proces, s’e di për çka

PUBLIKUAR

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Kosovë, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar nga policia serbe në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Ajo tha se ishte rrugës për në Podogircë, teksa shtoi se policia s’i kanë dhënë arsye për nuk e lejuan që të udhëtoj për në Mal të Zi.

“Unë jam ende në komisariatin e policisë në aeroport ku po më mbajnë aktualisht për të më marrë në pyetje”, është shprehur fillimisht Trajkoviq në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, më vonë ajo ka bërë të ditur se arsyeja e ndaljes ishte një thirrje nga Gjykata Themelore për të dhënë deklaratë për një proces.

“Në mënyrë të paligjshme, nuk më është dhënë asnjë informatë se për çfarë bëhet fjalë në këtë proces misterioz”, është shprehur Trajkoviq, përcjell Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...