Kanosi ish-bashkëshorten, arrestohet burri nga Ferizaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

29 vjeçari A.B nga Ferizaj është arrestuar pasi kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij 25 vjeçare, R.B.

Kanosja erdhi pas një grindje, siç njofton Policia e Kosovës.

Stacioni policor në Ferizaj mbrëmë rreth orës 22:30 ka pranoi informatën se në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i kanosjes.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.B (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili pas një grindje, kishte kanosur ish bashkëshorten e tij me inicialet R.B ( F/K) e moshës 25 vjeçare”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë , Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Kanosje’’./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...