Chelsea, Manchester City, Tottenham dhe Liverpool në garë për Rabiotin

PUBLIKUAR

Juventusi pritet të jetë i rrethuar me propozime nga skuadrat e Premier Ligës për Adrien Rabiot, ku Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Tottenham janë të interesuar për shërbimet e tij

Sipas Gazzetta dello Sport dhe Daily Telegraph, Anglia duket se do të jetë destinacioni i ri i mesfushorit francez.

Kontrata e tij me Bardhezinjtë pritet të skadojë në qershorin e vitit 2023 dhe ata nuk e kanë në plan që të negociojnë më të për zgjatje të re, kështu që duhet ta shesin në mënyrë që të kenë para për të blerë një mesfushorë të ri.

Chelsea duket se e ka prioritet, sidomos me faktin që ai do të mund të ribashkohet me ish trajnerin e Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel në Stamford Bridge.

Megjithatë, për të kanë shprehur edhe skuadra të tjera të Premier ligës, përfshirë kampionët Manchester City, Liverpooli dhe Antonio Conte i Tottenhamit.

Spurs, tashmë kanë në krye të transferove Fabio Paraticin, njeriun e njëjtë  që orkestroi transferin e Rabiot në Juventus më 2019.

Gjigantët e Serie A shpresojnë që të marrin 15 -20 milionë euro nga shitja e tij, si dhe do të liroheshin nga paga e tij e madhe. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...