Kurti për Trustin: Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si Qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit, njofton Klankosova.tv.

Kurti ka thënë se nga mbi 695 mijë llogari që janë të hapura në Trust, mbi 90 përqind e tyre, kanë të akumuluar më pak se 10 mijë euro.

“Afër gjysma nuk do t’i tërhiqnin  më shumë se 100 euro, por ne ua kemi dhënë nga 100 euro. Cili është kuptimi që të rrënohet sistemi pensional, përveç se rrënimit?, pyeti Kurti.

“Kur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po thotë se është keq, dijeni se është shumë keq”.

“Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqni. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani të zgjidhim me rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”, u shpreh kryeministri.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...