Pogba pritet të nënshkruajë me Juventusin sot

PUBLIKUAR

Paul Pogba do t’i bëjë testet mjekësore në Juventus në javën e parë të korrikut dhe agjenti i tij do të finalizojë detajet nesër, raporton Sky Sport Italia.

Sipas Gianluca Di Marzios, Pogba pritet në Torino për testet mjekësore nga 5 korriku deri më 8 korrik, transmeton Gazeta Express.

E enjtja do të jetë vendimtare për detajet përfundimtare të kontratës, pasi do të takohet me drejtorët e Bianconerëve për të nënshkruar dokumentet.

Duket se ka mbetur vetëm një çështje reale, nëse kontrata është për katër vjet ose për tre me një opsion për të vazhduar për një të katërt.

Pogba është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Manchester United dhe skadon më 30 qershor.

Është një rikthim në Allianz Stadium për francezin, i cili tashmë kishte veshur fanellën e Juventusit nga viti 2012 në 2016 deri në transferimin e tij prej 105 milionë euro te Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...