Disa lirohen e disa shtrenjtohen, kaq po shiten sot produktet bazike në Kosovë

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar tabelën e çmimeve ditore të artikujve bazikë ushqimorë. Krahasuar me çmimet e ditëve të kaluara, disa produkte janë shtrenjtuar e disa janë liruar, raporton Express.

Çmimet e miellit, bukës, mishit të gjedhit dhe të zogut, qumështit, gjizës, djathit, vajit ushqimor, fasules, sheqerit, kafes, çajit e cigareve s’kanë ndryshuar.

Por, disa produkte tjera janë shtrenjtuar. Vezët janë shtrenjtuar nga 2 euro e 73 centë, në 2 euro e 86 centë. Edhe orizi është shtrenjtuar për 1 centë, krahasuar me çmimin me të cilin është shitur më 17 qershor.

Rënie ka pësuar çmimi i patateve të reja dhe ajkës./Gazeta Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...