Drecun: Nëse Kosova e zbaton marrëveshjen për energjnë atëherë përfiton populli serb

PUBLIKUAR

Milovan Drecun, kryetari i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën”, në Serbi, ka thënë se nëse “Kosova e zbaton marrëveshjen për energjinë atëherë nga kjo do të përfitojnë serbët”.

Sipas tij “në radhë të parë përfiton populli serb”, transmeton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, raporton Express.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 21 qershor në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), do të licencojë një kompani me emrin “Elektroserver” për të mbledhur faturat e energjisë elektrike të serbëve të Veriut.

Energjia në Veriun e Kosovës ka qenë vazhdimisht problem, pasi janë kritikuar qeveritë e pasluftës për pagimin e rrymës për serbet në veri.

Marrëveshja pos në Prishtinë e Beograd është përshëndetur edhe nga Tirana dhe Brukseli. /Express

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...