Agjentit të Dybala i kërkohet që t’i ulë kërkesat e tij

PUBLIKUAR

Tani pasi që Interi ka arritur marrëveshje në parim me Chelsea për Romelu Lukaku, ata kanë filluar punën për transferimin e Paulo Dybala ku kanë kërkuar nga agjenti i tij që ta reduktojë shumën e kërkesave të tij për transferin pa kontratë të argjentinasit

Disa burime kanë konfirmuar këtë mbrëmje në Itali që Chelsea ka pranuar huazimin pa kushte në shumë prej 8 milionë plus bonuset që varen nga paraqitja e skuadrës.

Belgu pritet që të bëjë testet mjekësore jo më larg se të premten kur edhe do të zyrtarizohet rikthimi i tij në San Siro.

Interi i kishte pauzuar bisedimet me Dybala në mënyrë që ta finalizojë marrëveshjen për Lukaku, por FCInter1908.it ka shkruar se ata kanë caktuar një takim me agjentin e tij, Jorge Antun, për të diskutuar të ardhmen e ish yllit të Juventusit.

Ai është agjent i lirë, por Zikaltërit ende nuk kanë arritur që të merren vesh për kushtet personale të tij, duke kërkuar nga Dybala që të redukton kërkesën e tij për pagë 8 milionë dhe po ashtu kanë kërkuar që Antun ta ulë shumë më shumë shumën për komisionin e tij.

Pritet që ata të merren vesh për një pagë gjashtë milionë euro për sezon, përfshirë bonuset, teksa marrëveshja që ai kishte bërë me Juventus më 2021 para se klubi të tërhiqej nga ajo vlente 10 milionë euro për sezon.

Sky sport Italia thekson se Interi është inkurajuar me kërkesat e tyre nga mungesa relative për garë e Dybalas, pasi që ai nuk dëshiron kalimin në Premier Ligë, kurse Milan dhe Roma nuk janë të gatshme që të ofrojnë këto shifra. /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...