Rita Ora më elegante se asnjëherë në daljen e fundit në një event

PUBLIKUAR

Rita Ora është këngëtarja shqiptare me famë botërore e cila merr vëmendje me secilën paraqitje të saj.

Ajo gjithmonë arrinë që sytë e publikut t’i kthejë nga ajo, shkruan lajmi.net

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundi, teksa u vesh me një fustan mjaft elegant për të performuar në një event të Cartier në Madrid.

Këngëtarja ka shndritur në një fustan ngjyrë rozë që i nxirrte në pah format e saj.

Pjesa e sipërme e fustanit i tregonte dekoltenë e saj ndërsa binte në sy edhe beli i saj perfekt.

Fustani kishte një të çarë në pjesën e këmbëve, dhe këngëtarja e kishte kombinuar me një palë taka ngjyrë të zeza.

Rita kompletoi pamjen me një buzëkuq që përputhej me ngjyrën e fustanit magjepsës./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...