Raportet në Itali: Interi arrin marrëveshje me Chelsea për huazimin e Lukaku

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Interi ka arritur marrëveshje huazimi me Chelsea për ta rikthyer Romelo Lukaku në Inter, në një marrëveshje që përfshin 8 milionë euro plus bonuse. Kontrata e re është duke u hartuar

Sulmuesi qendror u largua nga kjo skuadër vitin e kaluar për 113 milionë euro, por menjëherë i kishte rënë pishman duke thënë në dhjetor të vitit të kaluar se do të dëshironte të kthehej në San Siro.

Nuk pritej që kjo të ndodhte kaq shpejt, por Interi është dashur ta kryejë këtë marrëveshje deri më 30 qershor në mënyrë që të këtë benificione nga lirimi i taksave për pagën e tij.

Bonuset janë të lidhura me objektivat e klubit jo me lojtarin, kështu që ato do të aktivizohen nëse Interi e fiton Scudetton, Ligën e Kampionëve apo Europa Ligën deri në 4-5 milionë euro.

Ato nuk janë të lidhura me arritjet e lojtarit, kështu që sado gola të shënoi apo sado paraqitje të këtë Lukaku ato do të jenë irelevante për pagesën.

Nuk do të këtë opsion për blerje, as detyrim, kështu që do të jetë një huazim pa detyrime.

Lukaku po ashtu ka pranuar një pagë shumë më të ulët në mënyrë që të transferohet në Inter.

Sipas FCInterNews.it, transmeton GazetaExpress, belgu do t’i këtë testet e tij mjekësore në Itali më së largu të premten.

Lajmi ka ardhur disa orë pasi që Interi zyrtarizoi zgjatjen e kontratës së Simone Inzaghi deri në qershorin e vitit 2024.

Për kuriozitet, Lukaku menjëherë e “pëlqeu” postimin në Instagram, duke dëshmuar kështu këmbënguljen e tij për t’u kthyer në Serie A.

Sky Sport Italia po ashtu ka raportuar që avokati Sebastien Ledure, i cili punon me Lukaku për t’i finalizuar marrëveshje, ka arritur këtë mëngjes në zyrat qendrore të klubit ku ka qenë i fshehur në ulëset e prapme të makinës së CEO-së së Interit, Beppe Marotta. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...