Pau Torres drejt Premier Ligës

PUBLIKUAR

Synimi i Manchester United, Pau Torres është drejt kalimit në Premier Ligë dhe këtë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano

Mbrojtësi i Villarreal vazhdon të jetë i lidhur me disa klube në Angli dhe Romano ka shkruar se kjo do të ndodh gjatë këtij afati të verës.

Në fillim të këtij muaji, Daily Mail raportoi që Tottenham po shikon një marrëveshje shkëmbimi për Torres që do të bënte që Giovani Lo Celso të bënte lëvizjen permanente në Villarreal.

26 vjeçari ka kaluar gjysmën e sezonit si i huazuar në Estadio de la Ceramica dhe ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Unai Emery, kështu që kjo mund të ndikojë tek klubi spanjoll.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Daily Mail, United dhe Chelsea po ashtu kanë shprehur interesim për Torres, e cila gjë ka komplikuar gjërat për Tottenham.

Villarreal mund të mos dëshirojë një marrëveshje shkëmbimi për Torres këtë verë, kështu që Spurs dhe United duhet të përgatisin një paketë prej 55 milionë funte nëse ata dëshirojnë të nënshkruajnë me spanjollen – aq sa është klauzola e tij e lirimit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...