Thirrje publike e Ramush Haradinajt

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë me një thirrje publike, ndërkaq ka thënë se situata politike në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e komplikuar.

Lexoni të plotë thirrjen publike të liderit të AAK-së

“Situata politike në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e komplikuar.

Nuk është Kosova sot, sikur para 5-6 muajsh. Qeveria nuk mund të bëhët sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojnë me improvizime e me provokime për t’i mbrojtur pozicionet e tyre, sepse kjo nuk është e mundur më.

Ka një mënyrë për të dalur nga kriza dhe ajo është , zgjedhjet.

Këta duhet të bëhën burra e t’i pranojnë zgjedhjet. Kjo ofertë është për t’i shpëtur edhe ata më ftyrë, nëse kanë më.

Janë vonuar për Jabllanoviqin dhe iu ka dalë keq;

Janë vonuar për marrëveshjet dhe iu ka dalë keq;

Sot po vonohen për shpalljen e zgjedhjeve dhe prap do t’iu dalë keq.

Vetëm se këtë herë unë druaj se do të jetë keq për të gjithë ne, për vendin dhe për qytetarët.

Prandaj nuk duhet të vonohemi edhe një herë se do të bëhët vonë për të gjithë neve. Sfida që duhet pranuar për ta kthyer vendin në rrugë të normale, janë zgjedhjet.

Ata që e duan këtë vend, nuk duhet të vonohen t’i binden kësaj sfide!”(sic). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...