Milaim Zeka godet Fatmir Limajn: Ti je njeriu që e shkatërrove pronën publike

PUBLIKUAR

Menjëherë pas deklaratave të sotme në në Kuvendin e Kosovës të Fatmir Limajt, i cili ka përmendur RTK’’në si televizion të kontrolluar nga pushtetarët ka reaguar gazetari Milaim Zeka. Ai e ka sulmuar rëndë Fatmir Limajn për të cilin thotë se është pikërisht ai që e ka shkatërruar pronën publike.

Ja çfarë shkruan Zeka.

Fatmir Lima dhe Derzhava e tije

Jam duke e percjelle me vemendje Kuvendin e Kosoves. Kuvendin e cirkut dhe te turpit ballkanik. Krejte pehlivana. Shqipe Pantina arriti me nxjerre ate senin, pra gazin, nga nje vend enigmatik qe e kishte futur.

Edhe Hasha u ra pak pishman fjaleve te ngutshme qe i tha dje. Halil Matoshi paska thane qe me ate deklarate i ka fy qytetaret e Kosoves. Mu sa katundar, beso Lilo, aspak.

Krejte ne fund te prononcimeve, fjalen e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu per “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti cka me fole pos qe e leshoi nje grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushe, duke thene qe “ju te RTK se, keni problem me Derzhaven”! Aludimi ishte se demek ne ja marrim ne goje Qeverise. Mire e ka Fatmiri. RTK ne e ka si arat e babes. Sahere ka dashte ka ardhe dhe vjen ne RTK. Ama krejte pronen publike e ka shkaterru bash Fatmiri me company. Veq RTK ja ka mbete pa shkaterru perfundimisht. Shkoterrojeni edhe kete. Te gjithe keni krijuar mediume private. Te gjithe keni ble e po bleni gazetare. Veq perpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkaterru si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veq perpara drejte shkaterrimit. Ju ftyre skeni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frogoheni!!!

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...