Latifi për Edi Ramën: Është “bishë politike”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Blerim Latifi, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë të hënën se Edi Rama “është bishë politike”.

Kështu ai e ka lavdëruar kreun e ekzekutivit shqiptar pas takimit të cilin e kishte me kryeministrin e Kosovëës, Albin Kurtin – gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare.

“Në fushën e marrëdhënieve me publikun Edi Rama është një “bishë politike”. Kudo që shfaqet e zotëron menjëherë hapësirën politike dhe e errëson praninë e të tjerëve”, ka shkruar Latifi në Facebook. “Vetësiguria e madhe në ato që thotë, spontaniteti dhe ironia goditëse e batutave të cilat nuk i harron kurrë, të kombinuara me fizikun e pazakontë, mbase e shpjegojnë këtë”.

Edi Rama të dielën ishte për vizitë te familja e ish-presidentit, Hashim Thaçit i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Pas kësaj, ai e kishte një takim me një grup gazetarësh dhe analistësh politikë. E të hënën në mëngjese para se të takohej me Kurtin, u takua me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. /Express

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...