Suarez: Nunez do të rishkruajë vet historinë e tij të Liverpool

PUBLIKUAR

Legjenda e Uruguait, Luis Suarez, ka thënë se sulmuesi i ri i Reds do të bëhet superyll në Anfield

Luis Suarez nuk dëshiron që të futet në një debat ku do të kishte krahasime në mes të tij dhe sulmuesit të ri të Liverpool, Darwin Nunez, me sulmuesin veterin që ka thënë se bashkëkombësi i tij “do ta rishkruajë vetë historinë e tij” në Anfield.

Suarez, i cili shënoi 83 gola në 133 ndeshje për Liverpoolin sa ishte në Premier Ligë, e kupton se pse njerëzit e vendosin atë në një vend me Nunez. “Ai do ta rishkruajë vet historinë e tij te Liverpool”, tha ai për Mirror.

“Ai është uruguaian dhe ai është sulmues por kur do të ndalen krahasimet – ai është lojtar special dhe nuk ka nevojë që të krahasohet me askënd”.

“Ai po shkon në një klub të madh me njërin nga trajnerët më të mirë në botë, lojtarët mund të mësojnë nga ai, dhe normalisht do të luajë para fansave speciale të klubit”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...