Tottenham ende të painteresuar për Eriksen

PUBLIKUAR

Danezi ka qenë ngushtë i lidhur me një rikthim në Tottenham Hotspur këtë verë pasi që kontrata e tij me Brentford skadoi

Tottenham nuk ka shprehur ende interesim për ta transferuar si transfer të lirë Christian Eriksen, shkruan football.london, transmeton GazetaExpress.

Spurs ishin lidhur me një kalim te danezit 30 vjeçar që do të kthehej në klubin ku ishte rritur si lojtar, sidomos pas komenteve të Antionio Contes që theksonte se ai do të dëshironte ta kthente mesfushorin përsëri në Tottenham. Rikthimi i Eriksen në futboll ka qenë i suksesshëm, me Brentford që ia doli mirë dhe ai kishte një seri të mira të paraqitjeve të tij, një vit pasi pësoi arrest kardiak vitin e kaluar në Euro.

Tottenham, Brentford dhe Manchester United të gjithë janë lidhur me transferimin e danezit në skuadrat e tyre, por ata që janë në Londrën Veriore papritur e kanë distancuar veten nga ndonjë transferim  të Eriksenit.

Sipas football.london, Spurs ishin në kontakt me kampion e Eriksen për një rikthim të mundshëm para disa javëve por më ata nuk janë duke kontaktuar, me United, Everton, Newcastle, Leicester, West Ham, Brentford që po ashtu janë të interesuar për mesfushorin, si dhe Ajax dhe një skuadër e La Liga që deri tash nuk dihet cila. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...