Festivali “Sunny Hill” nuk do të largohet nga Prishtina. Kështu njoftuan Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës përmes një komunikate të lëshuar të hënën.
Në datat e paralajmëruara që në fillim, “Sunny Hill” do të mbahet “në shtëpinë e vet”, në një lokacion që ende s’është bërë i ditur, raporton Express.


