Man City ia cakton çmimin Sterlingut, i cili po kërkohet me ngulm nga Chelsea

PUBLIKUAR

Raheem Sterling është shndërruar në objektivin kryesor të Chelseat për afatin kalimtar të verës.

Dhe, Manchester City është i gatshëm për të lejuar largimin e reprezentuesit anglez në verën e këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Kampionët anglez kërkojnë 55/60 milionë euro për shitjen e Sterlingut, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

Një ofertë prej 25 milionë eurosh (plus bonuset) thuhet se është refuzuar.

Megjithatë, Chelsea nuk do të dorëzohet dhe do të kthehet me ofertë të re së shpejti.

Kontrata e 27-vjeçarit me Manchester Cityn skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kësisoj, “Qytetarët” duhet ta shesin Sterlingun tani, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...